22:18 / E Enjte, 24 Mars 2022 / MSH

Jovanovic: Albin Kurti nuk e pranoi asnjëherë Jugosllavinë

Kryetar i Partisë Liberale Demokratike në Serbi, Cedomir Jovanovic ka thënë se Albin Kurti nuk iu nënshtrua asnjëherë Jugosllavisë dhe nuk i ka pranuar asnjëherë vendimet e kryetarit të atij shteti.

I ftuar në “Context”, shoku i studimeve i kryeministrit të Kosovës ka thënë se Kurti është dënuar për qëndrimet e tij politike, idealeve dhe kokfortësisë së tij.

“Kolegu i im i studimeve Albin Kurti njeriu me parime shumë të forta. Njeri që ne e kemi nxjerrë nga burgu në vitin 2000, ai ka qenë i dënuar për shkak të qëndrimeve të tij politike, idealeve, kokëfortësisë që sot edhe me tutje është e pranishëm në sjelljet e tij. Por, ky është ai. Ai nuk e ka pranuar Jugosllavinë, nuk i ka pranuar as vendimet e kryetarit të atij shteti kur është lirar. Albin Kurtin ne e kemi larguar nga Serbia, ai asnjë herë nuk ka vajtuar që dëshiron te kthehet në shtëpinë e tij”, ka thënë Jovanovic.

“Ai nuk është asi karakteri, dhe ju nuk mund të silleni me Kurtin siç është sjellë Grenelli apo siç sillet Bashkimi Evropian ose QUINT-i, me të Tani ata i mbajnë leksione atij , kjo nuk është korrekte, ti duhesh të mendosh çka do të ndodh me ty. Ai ka kohë që është përshëndetur nga këto ide”, tha ndër të tjerash Jovanovic.