15:18 / E Hënë, 21 Shtator 2020 / C E

Jovic në Serie A, Reali tashmë ka pranuar ofertën

E ardhmja e Luka Jovic duket se është destiunuar që të jetë në Serie A.

Roma tani e ka identifikuar sulmuesin serb si një objektiv potencial në këtë afat kalimtar, raporton Calcio Mercato.

Giallorosët do të bëjnë gati ofertën për 22 vjeçarin nëse transferimi i Arkadiusz Milik nga Napoli dështon.

Madrid ka shprehur gatishmërinë për huazimin e Jovic për sezonin e ardhshëm mirëpo Roma po shpreson që ditëve të ardhshme të arrijë një marrëveshje përfundimtare.

Për sulmuesin e Real Madrid interesim pati shprehur edhe Milani. /IndeksOnline/