20:46 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / A.D

Ju duhet vetëm ky produkt në shtëpi për të shpëtuar nga këmbët e ashpra

Asgjë s’është më e besdisshme se thembra të plasaritura dhe këmbë të thata dhe të ashpra? Këmbët, duart dhe qafa janë pjesët më delikate në trupin e njeriut që do të tregojnë gjithnjë vitet, nëse nuk kujdeseni siç duhet.

Ndaj përdorni gjithnjë një krem të mirë qafe, një krem për duart me SPF dhe një zbutës të mirë për këmbët. Nëse këto të fundit ju kanë dalë jashtë kontrolli, apo nëse edhe më keq vuani nga myku dhe s’po gjeni paqe me kruarjet, mund ta kuroni fare lehtësisht në shtëpi.

Kura më efektive për zbutjen e lëkurës së këmbës është gjalpi i virgjër i shea-s.

Gjalpi i nxjerrë nga pema afrikane e shea-s zbut, hidraton dhe ushqen lëkurën. Gjithçka duhet të bëni është të lani këmbët para se të bini për të fjetur. Pasi t’i keni tharë lyejini me gjalpin e shea-s, masazhojini mirë edhe mes gishtave dhe në fund vishni çorape të trasha.

Mbajini veshur gjatë gjithë natës dhe në mëngjes do të shihni që këmbët do të jenë më të buta. Përsëriteni diçka të tillë çdo mbrëmje derisa të shihni rezultate konkrete. Tani që ka hyrë pranvera dhe vera është shumë pranë, këmbët e buta do ta bëjnë shumë më të këndshme veshjen e të sheshtave dhe sandaleve, apo shëtitjen këmbëzbathur në plazh.