Ju kujtohet Benjamin Mendy, ja ku ka përfunduar ish-fituesi i Kupës së Botës

Pak kush e ka menduar se do të arrinte në këtë pikë ish-fituesi i Kupës së Botës, Benjamin Mendy.
Francezi, ka bërë lëvizjen e tij te kampionati zvicerian, më saktësisht te skuadra e Zurichut.
Ai është edhe blerja më e madhe e kampionatit zvicerian në vitet e fundit, ku te kjo skuadër pritet të ketë një kontigjent shqiptarësh.
✍🏾 𝐃𝐞𝐫 𝐅𝐂 𝐙𝐮̈𝐫𝐢𝐜𝐡 𝐯𝐞𝐫𝐩𝐟𝐥𝐢𝐜𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐝𝐞𝐧 𝐟𝐫𝐚𝐧𝐳𝐨̈𝐬𝐢𝐬𝐜𝐡𝐞𝐧 𝐖𝐞𝐥𝐭𝐦𝐞𝐢𝐬𝐭𝐞𝐫 𝐁𝐞𝐧𝐣𝐚𝐦𝐢𝐧 𝐌𝐞𝐧𝐝𝐲
— FC Zürich (@fc_zuerich) February 11, 2025
Der 30-jährige französische Verteidiger Benjamin Mendy wechselt per sofort zum FC Zürich. Er kommt vom FC Lorient zum Stadtclub und hat… pic.twitter.com/2akq4CRnqM
Mendy, do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare me Zurichun si lojtar i lirë pas ndërprerjës së kontratës me Lorient.
Francezi së fundi kishte qenë i pezulluar nga futbolli, pasi që ishte akuzuar për përdhunim, mirëpo doli të jetë i pafajshëm.
Mendy, kujtojmë se ishte pjesë e asaj skuadre të Monacos që fitoi Ligue 1 në 2017, ku më pas bëri lëvizjen e madhe te Manchester City ku arriti të fitojë dy tituj të Premier League dhe FA Cup, ndërsa suksesi i tij më i madh ishte triumfi i Kupës së Botës 2018 me Francën./IndeksOnline/