21:04 / E Diele, 13 Mars 2022 / AR

Ju pëlqen vera dhe çokollata? Atëherë, zbuloni se si ndikojnë ato në jetëgjatësinë e njeriut

Nuk ka ushqime të këqija apo të mira, por ka vetëm ushqime të cilat duhet ngrënë shpesh dhe ato të cilat duhen kufizuar.

Dr. Merlin Thomas është përpjekur ta dëshmojë këtë, duke eksploruar të mirat dhe të këqijat e disa nga ushqimeve dhe pijeve më të preferuara të njerëzve, të cilat kanë reputacion të keq, si çokollata, apo vera.

“Çokollata gjithmonë është e mirë për ne. Ajo ka përbërës të cilët janë të shëndetshëm për trupin tonë. Kur hamë çokollatë, jemi më të lumtur, sepse çlirohet hormoni i lumturisë. Por nuk bën ta teprojmë”, tha Thomas.

Ndërsa lidhur me pijet alkoolike, doktoresha thotë se varet se sa pini dhe me se e përzieni.

Konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit është vrasës i vërtetë, por nëse e konsumoni në sasi të limituara, sidomos verën dhe në veçanti atë të kuqe, atëherë shndërrohet në një pije të shëndetshme, për shkak të vlerave ushqyese që ka dhe ndikimit të mirë në organizëm.

Sipas ekspertëve, ushqimet dhe pijet e zgjedhura dhe në sasinë e duhur shndërrohen në elementet bazë të jetëgjatësisë së njeriut. Tepricat s’janë asnjëherë të mira.