Jude Bellingham në minutat e fundit, Real Madridi fiton “El Clasicon”
Skuadra e Real Madrid ka shënuar golin e tretë ndaj Barcelonës dhe të fitores në ndeshjen e javës së 32-të në La Liga.
Golin për 3:2 e shënoi mesfushori i Kombëtares së Anglisë, Jude Bellingham, shkruan Indeksonline
Bellingham shënoi gol në minutat e fundit të ndeshjes për t’ia siguruar tri pikë ekipit të tij.
Me fitore, skuadra e Carlo Ancelottit shkon në kuotën e 81 pikëve në pozitën e parë dhe tashmë ka aromë titulli në La Liga.
Kurse, Barcelona e Xavit mbetët 11 pikë mbrapa në pozitën e dytë me 70 pikë./Indeksonline/