16:19 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Juncker: Nuk jam i lumtur me situatën në rajon

Delegacioni më i lartë i Bashkimit Evropian i përbërë nga presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini dhe Komisioneri Hahn tashmë kanë arritur në Kosovë.

Ata tashmë kanë filluar një takim me publikun qe përfshijnë studentë, gazetarë dhe politikanë.

Gjatë këtij takimi, Juncker ka thënë se është kënaqësi e tij të jetë në Kosovë, dhe duke shtuar se është sot ka pasur takime të shkëlqyera ku është diskutuar për vizat, se kur do votohet demarkacionit dhe për progresin në krim dhe korrupsion.

“Kam kënaqësinë të jem këtu, do të vendosem shumë shpejt në pozitën e dëgjuesit duke dëgjuar mendimet tuaja. Dua të them që kemi pas takime të shkëlqyeshme, kemi diskutuar për liberalizimin e vizave, kur votohet demarkacioni dhe për progresin në krim dhe korrupsion. Nuk jam i lumtur me situatën më rajon dhe nuk kemi pasur mundësi të kemi mendime të brendshme”, ka thënë ai./Indeksonline/