Juncker: Vendet e Ballkanit të zgjidhin problemin e kufijve para anëtarësimit në BE
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se vendet e Ballkanit duhet të zgjidhin cështjet e kufijve në mënyrë që t’i shmangen skenarit mes Kroacisë dhe Sllovenisë.
“Bullgaria është paracaktuar për t’u prirë vendeve të Ballkanit dhe pjesëmarrjen në procesin e zgjerimit dhe unë gjithmonë vë në theks se si Bullgaria ka bërë të arritura që prej kur iu bashkua BE-së, veçanërisht në fushën e ekonomisë”, ka thënë Juncker, shkruan AlJazeera.
“Duhet t’u themi vendeve kandidate pritjet tona nga ta nëse duan të bashkohen, sepse anëtarësimi nuk bjen nga qielli”,
“Të gjitha konfliktet ekzistuese për kufijtë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhen para se të anëtarësohen, dhe jo, si në rastin e Kroacisë dhe Sllovenisë, ku problemi është zgjidhur disa vjet pas hyrjes në Be”, ka shtuar Juncker.