18:15 / E Enjte, 29 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Parlamenti Evropian tregon se cili shtet ka përparuar më së shumti në Ballkan

Ballkani Perëndimorë ka qenë temë diskutimi në Parlamentin Evropian sot, ku u dhanë shumë vlerësime rreth pesë shteteve të Ballkanit perëndimorë.  

Parlamenti Evropian tha se shtetit që është zhvilluar më së shumti Mali i Zi, kurse marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë u cilësua si ngjarja më e mirë, transmeton Indeksonline.

Ndërsa Prishtinës dhe Beogradit iu bë thirrje të punojnë së bashku për të zgjidhur problemin pasi që vetëm përparim i kufizuar është bërë.

Deputetët e Parlamentit Evropianë iu kërkuan pesë vendeve anëtare të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës që të ia lehtësojnë marrëdhëniet e saj me Serbinë.

Për Malin e Zi pati edhe kritika për rezultate të dobëta  në kuadër të luftës kundër trafikimit dhe lirisë së Mediave./Indeksonline/