20:23 / E Premte, 30 Dhjetor 2022 / MSH

Juniku e mbyll 2022-tën, kryetari Shehu prezanton punën dhe sukseset e këtij viti

Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, përmes një postimi në facebook, ka prezantuar sukseset dhe punën e vitit që po e lëmë pas.

“Së bashku me ju qytetarë, mërgatë e nderuar arritëm shumë objektiva dhe shumë premtime t’i realizojmë në vitin 2022” shkroi ai mes të tjerash në facebook.

Në videon gati 5 minutëshe shfaqet ndalimi i veturave zyrtare për nevoja personale, pagimi i borxheve paraprake, projektet “Komuna për të rinjtë”, pastrimin e deponisë për mbeturina inerte, e kështu me radhë.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë.