12:24 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Porosia e presidentit të Këshillit Evropian për Kosovën

Presidenti i Këshillit Evropian Jan Claude Junker ka sugjeruar shtetet e Ballkanit Perendimor, duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës, që të përfundojnë obligimet që janë dhënë nga BE-ja. Ndonëse nuk ka përmendur saktësisht çështjen e demarkacionit, një gjë e tillë është paralajmëruar disa herë nga zyrtarët e lartë të BE-së.

“Ne duam të shohim zgjerimin në Ballkanin Perëndimor, por nuk duam ta shohim hyrjen pa përmbushur kushtet. Ata ende nuk i kanë plotësuar kushtet, dhe disa janë larg prej saj. Mosmarrëveshjet kufitare të zgjidhen sa më prej tyre”, theksoi Junker përpara Parlamentit Evropian.

Ndërsa, ai theksoi se viti 2025 nuk është një vit kur Serbia dhe Mali i Zi do të hyjnë në BE, por më tepër si një datë treguese dhe inkurajimi.

“Është e gabuar ideja që Serbia dhe Mali i Zi duhet të jenë në BE deri në vitin 2025. Jo, kjo është datë indikative dhe inkurajim për to, në mënyrë që këto vende janë duke punuar shumë dhe duke ndjekur këtë rrugë”, tha Junker në Strasburg përpara paraqitjes së Strategjisë së Zgjerimit, transmeton Indeksonline.

Gjenerali Klod Junker theksoi se Serbia dhe Mali i Zi, si vende përparimtare, morën një datë të re që duhet të shpejtojë gjërat.

Ai shtoi se BE do që t’i “shtrijë” duart partnerëve të saj në Ballkanin Perëndimor dhe t’i ndihmojë ata të vazhdojnë udhëtimin e vështirë të integrimit evropian. Unë besoj se Serbia dhe Mali i Zi mund ta kapërcejnë këtë rrugë të vështirë”, tha Presidenti i Komisionit Europian. /Indeksonline/