08:28 / E Premte, 24 Janar 2020 / indeksADMonline

Jurgen Klopp, “fajtori” kryesor për këtë Liverpool të frikshëm

Më 8 tetor 2015, Jurgen Klopp pranoi një marrëveshje tre vjeçare për t’u bërë trajneri i ri i Liverpoolit duke e zëvendësuar Brendan Rodgersin.

Debutimi i tij me Liverpoolin përfundoi me barazim pa gola në udhëtim ndaj Tottenham më 17 tetor 2015.

Liverpooli e përfundoi atë vit në pozitën e tetë në ligë dhe duke e humbur finalen e Evropa Ligës ndaj Sevillas.

Në sezonin 2016/17 dhe 2017/18 Klopp me Liverpoolin përfundoi në pozitën e katërt duke e siguruar një vend në Champions League dy herë radhazi.

Me Andrew Robertson dhe Trent Alexander-Arnold si startues të rregullt në krahët e mbrojtjes dhe Virgil van Dijk e Dejan Lovren në zemër të mbrojtjes, me holandezin të cilit iu atribuuan të gjitha meritat për përmirësimin e defekteve në mbrojtjen e Liverpoolit, shkruan Indeksonline.

Klopp udhëhoqi Liverpoolin në finalen e tyre të parë të Champions League që nga viti 2007 pasi mposhti me rezultat të përgjithshëm 5:1 Manchester Cityn në çerekfinale dhe 7:6 rezultat t٥ përgjithshëm ndaj Romës në gjysmëfinale. Megjithatë, kjo “përrallë” e bukur përfundoi me fund jo të lumtur për ta pasi u mposhtën 3:1 nga Real Madridi në finale.

Liverpool më pas e fillloi sezonin 2018/19 me startin më të mirë në histori të klubit, duke i fituar gjashtë ndeshjet e para. Megjithatë, në fund të sezonit, 97 pikët nuk i mjaftuan për ta fituar titullin e Premierligës, duke përfunduar pas Manchester Cityt.

Por, një rikthim i pabesueshëm në “Anfield Road” ndaj Barcelonës në gjysmëfinale, bëri që “Reds” ta prekin finalen e Champions League për të dytën herë radhazi, ndërsa kësaj here duke e fituar 2:0 ndaj Tottenham Hotspur, duke i dhuruar Kloppit trofeun e parë me Liverpoolin, titullin e tij të parë të Champions Leagu dhe titullin e 6 për klubin në këtë kompeticion..

Momentalisht, Klopp me Liverpoolin është i pamposhtur këtë sezon duke barazuar në një ndeshje dhe duke i fituar 22 të tjera dhe është plot 16 pikë para Manchester Cityt, plus me një ndeshje më pak.

Gjermani, Jurgen Klopp arriti ta rikthejë Liverpoolin nga një ekip mesatar në një ekip të pathyeshëm dhe është në rrugë të mirë që të fitojë gjithçka këtë edicion./Indeksonline/