Juristi austriak: Me korrigjim të kufijve, Serbia njeh Kosovën
Debati për korrigjimin e kufijve tashmë ka tejkaluar kufijtë të Kosovës dhe Serbisë. Juristë në Evropë kanë vazhduar debatin për këtë temë. Në Austri dhe Gjermani janë shfaqur dilema, se korrigjimi i kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të përdorët si model në shtete tjera të botës.
Por, juristi i njohur i Universitetit të Vjenës, August Reinisch në një prononcim për të përditshmen austriake “Der Standard”, ka thënë se korrigjimi i kufijve apo heqja dorë nga territori është e lejueshme me të drejtën ndërkombëtare.
“Në rast se vjen deri te një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, me këtë akt Serbia e njeh Kosovën si shtet”, ka thënë ai.