15:52 / E Mërkurë, 29 Korrik 2020 / indeksADMonline

Justin Bieber bëhet “sebep” për takimin e Kim dhe Kanye

Kanye West kishte raporte të acarura me bashkëshorten e tij Kim Kardashian përpara se të inkurajohej nga Justin Bieber për t’i shkruar asaj.

Justin vizitoi Kanye në fermën e tij në Wyoming javën e kaluar dhe e bëri reperin të reflektonte.

“Justin dëshiron të jetë mbështetës,” tha një burim për People . ” Justin e di se Kanye ka bërë muzikë të re dhe vlerëson se sa presion është për të prodhuar muzikë të re.”

Burimi shtoi, ” Justin luftoi për një kohë të gjatë para se të merrte ndihmën e duhur”.

“Kanye e largonte Kim”, shtoi burimi. “Ajo u përpoq ta arrijë atë me ditë, por ai nuk iu përgjigjej thirrjeve dhe mesazheve”.

“Kanye nuk donte të ndeshej me Kim. Atij nuk i pengon të ketë një spektakël publik, por ai I shmang konfliktet kur është në një gjendje si kjo. Ai e di se e ka zhgënjyer atë dhe kjo po e vret”, përfundoi burimi.

Kështu që Justin me sa duket i tha Kanyes se duhej të fliste me Kim. Dhe Kanye më në fund i dërgoi mesazh Kim dhe ata biseduan në telefon “.

Më vonë dyshja u panë së bashku në veturë në një gjendje të tensionuar në mes tyre./Indeksonline/