08:32 / E Premte, 10 Gusht 2018 / indeksADMonline

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin qanë para ca ditësh për arsyen më të çuditshme

Një të martë rastësore gushti, Justin dhe Hailey dolën për xhiro, sepse pse jo. Bota është e bukur, janë të rinj e të dashuruar. Pastaj, paparacët i fotografuan duke qarë në cep të rrugës. Po flasim për të qara të mirëllta.

Në fillim qau Justin dhe pastaj, në një kafene, lloi të qante Hailey. Gjithë interneti tha një zëri “haha” dhe “ç’po ndodh me këta?”

Kanë kaluar plot 48 orë që nga ngjarja dhe më në fund kemi një përgjigje. Mbrëmë, teksa Justin po dilte nga apartamenti i Hailey-t në Brooklyn, një fotograf e
pyeti pse po qanin. Ai ngrit sipër një libër të quajtur “Kuptimi i Martesës” dhe tha:

“Kjo.”
“Ç’është ajo?” pyeti fotogra.
“Timothy Keller?”
“Ka ditë të mira dhe ka ditë të këqija,” u përgjigj Justin, 100% serioz. “S’është e vërtetë nëse s’ka ditë të këqija.”

Sidoqoftë, nuk shpjegoi pse dita ishte ndër të këqijat. Thjesht u fut në një makinë të zezë që po e priste dhe u largua. Kaq. Fundi i bisedës. U largua si era që i frynte në flokët e gjatë bjondë.

Gjë që ngre pyetje të tipit “ç’dreqin po ndodh këtu?” “ata s’janë të martuar!” dhe për “ç’dreqin e ka fjalën?”

Për më tepër, kjo s’është hera e parë që Justin kapet duke qarë. Fill pas fejesës, dikush pa Justin duke folur në telefon jashtë godinës së Hailey-t me sy të njomë.
Pyetja qëndron: “A jeni mirë?”