Justin Bieber dhe modelja fotografohen duke u puthur në jahtin luksoz
Justin Bieber dhe e dashura e tij, Hailey Baldwin janë fotografuar duke u puthur në jahtin super luksoz.
Çifti i cili sapo është fejuar, u panë në Amalfi Coast të premten ku edhe po kalojnë disa ditë pushimi.
25 vjeçarja dhe këngëtari i njohur dukeshin se po kalonin kohë shumë të mirë së bashku, kurse si gjithmonë Hiley po dukej shumë provokuese në bikinit e zeza.
Ndryshe, çifti thuhej se do të martoheshin së shpejti në fshehtësi por ende nuk janë bërë të ditura planet reale të çiftit./Indeksonline/