14:42 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Justin Bieber dhe Selena Gomez fotografohen duke u puthur

Justin Bieber dhe Selena Gomez, pavarësisht shkrimeve në media, vijojnë lidhjen e tyre më të dashuruar se kurrë.

Këtë herë çifti është fotografuar në Xhamaika, ku do të zhvillohet edhe ceremonia e martesës së babait të Justin, Jeremy.

Çifti është fotografuar duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin, gjë e cila hedh poshtë të gjitha dyshimet për një ndarje të mundshme.

Për çiftin, i cili është i lidhur për më shumë se pesë vite, tashmë qarkullojnë edhe thashethemet për një propozim për martesë ndaj Selena Gomez nga ana e Justin.

Dasma mund të konsiderohet si një formalizim i vërtetë i marrëdhënieve në mes Justin dhe Selenës, pasi pjesëmarrja në dasmën e babait të këngëtarit është një tregues i qartë se familja e tij e ka pritur me krahë hapur marrëdhënien e tyre, ndryshe nga familja e Selenës.

Processed with VSCO with hb2 preset