16:58 / E Martë, 13 Prill 2021 / AR

Justin Bieber flet për martesën: Viti i parë ishte i vështirë, ja pse

Justin Bieber po tregon se viti i parë i martesës me Hailey Bieber ishte vërtetë i vështirë.

Në një intervistë ai pranoi se dëshironte të ishte i martuar dhe priste të ketë fëmijë në të ardhmen, transmeton Indeksonline.

Justin Bieber një djalë me fat, Hailey i dedikon fjalët më të ëmbla në  përvjetorin e parë të martesës - Bota Sot

“Thjeshtë ndjeva se ishte koha ime. Të martohesh dhe të kesh fëmijë”, tha ai.

Justin pranoi se ishte pak e vështirë fillimi pasi po merrej me betejat e tij personale.

“Viti i parë i martesës ishte më të vërtetë i vështirë sepse isha i traumatizuar. Kishte një mungesë besimi”, shtoi ai.

Kujtojmë, dyshja janë martuar në vitin 2018./Indeksonline/

Disa muaj pas dasmës, Justin Bieber shfaqet me unazën e martesës në gisht  (FOTO)