17:58 / E Martë, 28 Janar 2020 / indeksADMonline

Justin Bieber nuk përmbahet dot, në publik ja shpreh dashurinë gruas së tij!

Këngëtari i njohur kanadez Justin Bieber së fundmi ka bërë të ditur për fansat se do të filloj një emision të ri në Youtube, dhe këtë e ka bërë të ditur në Los Angelez në ‘Regancy Bruin Theatre’.

Bieber aty ishte i rrethuar me njerëzit e tij më të dashur, transmeton Indeksonline.

Nuk kishte se si të mungonte edhe gruaja e tij Hailey Bieber.

Madje ai nuk u përmbajt, duke shkëmbyer puthje dhe prekje me të hapur në publik.

Kjo nuk është hera e parë që ata shihen duke i dhuruar dashuri njëri-tjetrit në publik. /Indeksonline/