23:25 / E Premte, 10 Prill 2020 / indeksADMonline

Justin Bieber thotë se ndihet me fat që është i famshëm dhe i pasur gjatë kësaj kohe kur pandemia ka pushtuar botën

Justin Bieber po përballet me shumë reagime në mediat sociale menjëherë pasi ai foli për privilegjin e tij gjatë një hyrje “live” në Instagram.

Këngëtarit 26-vjeçar iu bashkua bashkëshortes së tij Hailey Bieber dhe shoqja e tyre Kendall Jenner ndërsa po diskutonin para mijëra fansave.

Ai tha se ndihet i bekuar që në një situatë si kjo kur të gjithë po qëndrojnë të izoluar, ndihet me fat që është për pozitën në të cilën është ai, si një këngëtar i famshëm  dhe i suksesshëm.

“Sa të bekuar jemi që jena në një situatë si kjo dhe ne jemi këta që jemi në një pozitë si e jona, shumë njerëz padyshim që në këtë kohë kanë një situatë të mërzitshme. E dini, ata na shikojnë dhe padyshim, ne kemi punuar shumë për atje ku jemi, kështu që ata nuk mund të ndjehen keq për gjërat që ne kemi. Por unë mendoj, se ne duhet ta pranojmë se ka njerëz që janë vërtet duke kaluar në një situatë të tmerrshme, ” tha Justin .

Kendall u pajtua me Justin duke thënë “Ne jemi shumë të bekuar. Unë mendoj për këtë gjithë kohën”./Indeksonline/