12:14 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bieberi, thyen rekordin legjendar të Elvis Presleyt

Albumi i shtatë i muzikantit të njohur Justin Bieber, “Changes”, ka debutuar në krye të tabelës “Billboard” të SHBA-së, duke e mposhtur kështu një rekord të vendosur nga Elvis Presley 59 vjet më parë.

Këngëtari kanadez tani është artisti më i ri (25-vjeçar) që arrin të jetë në vendin e parë me të shtatë albumet teksa “Changes” shiti mbi 230 mijë kopje në javën e parë të promovimit.

Bieberi është artisti më i ri që arrin diçka të tillë, ndërkohë që Elvis Presley e bëri këtë rekord, më 1961, në moshën 26-vjeçare.