22:46 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / C E

Juve e fortë për Interin, triumfon në gjysmëfinalen e parë

Juventusi ka fituar gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë.

Zonja e Vjetër ka triumfuar në “San Siro” ndaj Interit me rezultat 1-2, shkruan Indeksonline.

Zikaltërit kaluan të parët në epërsi me golin e Lautaro Martinez në minutën e nëntë të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Cristiano Ronaldo në minutën e 26-të me një gol nga penalltia.

Portugezi shënoi edhe golin e dytë që doli të jetë i fitores në minutën e 35-të.

Ndeshja kthyese në “Alianz Stadium” do të luhet me 9 shkurt. /IndeksOnline/