19:40 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Juve e gjen pasardhësin e Lichtsteiner, është lojtari më i mirë në këtë ligë

Juventusi e ka gjetur pasardhësin e Lichtsteiner, mbrojtësit që ka paralajmëruar largimin në fund të sezonit. Skuadra e madhe italiane është në bisedime për të transferuar lojtarin më të mirë të sezonit në Kampionatin Holandez, Santiago Arias.

Mbrojtësi i djathtë kolumbian ka shkëlqyer më PSV dukë bërë gjashtë asiste dhe ka shënuar tri gola këtë edicion.

Santiago Arias , 26-vjeçar është shok i afërt me Cuadradon, fakt që Juve do ta shfrytëzoi për ta sjellur atë në skuadër./Indeksonline/