22:54 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Juve e pamposhtur? Pyetne Mourinhon

Juventus ka pësuar humbjen e parë këtë sezon.

Skuadra e Allegrit është mposhtur nga Manchester United me rezultat 1-2 në ndeshjen e xhiros së katërt të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Italianët kaluan të parët në epërsi me golin e Ronaldos në minutën e 65-të të ndeshjes.

Manchesteri barazoi rezultatin me një supergol të Juan Mata nga gjuajtja e lirë.

Anglezët përmbysen rezultatin në minutën e fundit, ku pas një tollovie në mbrojtje Bonuci dërgoi topin në portën e tyre.

Juventus është e para në grupin H me nëntë pikë, dy më shumë se Manchester United që është e dyta. /IndeksOnline//IndeksOnline/