22:45 / E Premte, 09 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Juve është Juve, lidere nesër, ndoshta deri në fund?

Juventus është lideri i ri i Series A pas fitores në udhëtim te Fiorentina. Pas një pjese të parë me polemika, Juve arriti të thyej vendasit duke shënuar dy gola në pjesën e dytë.

Fillimisht Bernardeschi arriti të kaloi Juven në epërsi në minutën e 56 të ndeshjes.

Kur takimi po shkonte drejt fundit, Higuain siguroi 3 pikët e Juventusit në minutën e 86 të ndeshjes.

Me këtë fitore, Juventus ka 62 pikë, dy më shumë se Napoli që nesër përballet me Lazion në derbi./Indeksonline/