Juve prezanton transferin: Do të jem Nesta i Juventusit
Juventusi e ka prezantuar blerjen e re të kësaj vere, mbrojtësi Mattia Caldara.
Ish ylli i Atalantës ka thënë se e ka zgjedhur numrin 13 për shkak se këtë dikur e barte idoli i tij, Alessandro Nesta.
“Unë zgjodha fanelën me numër 13 sepse këtë e barte idoli im, Alesandro Nesta. Në vitet e fundit e kam studiuar edhe mënyren se si luan Chiellini. Është nder që të luaj me të në skuadër. Ardhja e Ronaldos do na jap edhe më shumë entuziazëm, po ndihem shumë i nderuar në këtë skuadër” ka thënë Caldara./Indeksonline/