21:15 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Pas fitores ndaj Sampdorias, Gattuso jep një lajm shumë të keq

Milani mposhti Sampdorian me rezultat 3-2 në ndeshjen e xhiros së 10-të të Serie A.

Në deklaratën për shtyp pas ndeshjes, trajneri Genaro Gattuso ka dhënë një lajm të keq për tifozët.

Sipas tij, mbrojtësi Caldara do të mungoj disa muaj pas lëndimit që ka pësuar.

Caldara u bashkua me Milanin gjatë merkatos së verës nga Juventusi duke u shkëmbyer me Leonardo Bonucin. /IndeksOnline/