14:31 / E Mërkurë, 27 Janar 2021 / Blerim

Juve publikon listën/ Ronaldo e merr pushim për ditëlindjen e gruas

Skuadra e Juventusit ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e Coppa Italia ndaj Spalit.

Sonte klubi i Juventusit luan ndeshjen ndaj Spalit në Kupën e Italisë nga ora 20:45, shkruan IndeksOnline.

Andrea Pirlo ka publikuar listën e lojtarëve që do të marrin pjesë në këtë përballje. Ajo çka bie në sy është mosprezenca e Cristiano Ronaldos.

Sipas mediave në Itali, Ronaldo është në gjendje të mirë, por e ka marrë pushim pasi gruaja (partnerja) e tij, Georgina sonte feston ditëlindjen e 27-të./IndeksOnline/