13:52 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Juve s’i lëshon talentët e Series A, shumë afër Musës

Juventusi vazhdon të jetë vjelës i talentëve në Serie A. Skuadra e madhe italiane është shumë afër nënshkrimit me talentin e Atalantës, Musa Barrow. 19 vjeçari që po shkëlqen me Atalantën raportohet se ka arritur marrëveshje verbale me Juven.

Barrow ka treguar formë të lartë, sidomos në edicionin pranveror duke marrë vëmendjen e skuadrave të mëdha evropiane.

Kampionët e Italisë do të përdorin formulën e njëjt si në rastin e Mattia Caldaras.

Juve e kishte transferuar Caldaran edicionin e kaluar nga Atalanta duke e huazuar pikërisht te kjo skuadër.

Edhe në rastin e Barrow pritet të përdoret e njëjta formulë./Indeksonline/