10:38 / E Premte, 28 Shtator 2018 / indeksADMonline

E gjithë evropa pas fenomenit të Series A

Askush në Serie A nuk do ta mendonte këtë sezon se në majën e shënuesve më të mirë, pas plot 6 javësh, do të ishte një futbollist me emrin, Krzysztof Piatek. s Në një kampionat me cilësi sulmuese shumë të mira dhe me emra të zbarkuar së fundmi si Cristiano Ronaldo, më shumë se të gjithë po bën bujë forma e bomberit të skuadrës së Genoas, 6 gola në 5 ndeshje.

Seria e pabesueshme e shënimit të futbollistit kuqeblu ka tërhequr vëmendjen e gjysmës së klubeve evropiane, e agjentët e ekipeve më të mira kanë nisur të sondojnë terrenin sesa mundësi ka që ta blejnë atë.

Juventusi ishte i pari që trokiti në derën e Genoas për sulmuesin polak, një futbollist që i kushtoi skuadrës nga Liguria vetëm 4 milionë euro këtë verë.Tani, vlera e tij ka arritur në thuajse 50 milionë euro, një shifër e destinuar të rritet nëse Krzysztof Piatek do të mbyllë sezonin aty ku është aktualisht, mbi të gjithë sulmuesit e shquar në kampionatin e Apenineve.Për 23-vjeçarin janë duke u interesuar edhe klube nga Premierliga e La Liga.