22:47 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

Juventus afër titullit të 7-të radhazi

Juventus ka mposhtur me rezultat 3-1 Bolognan, kështu duke hedhur një tjetër hap drejt titullit të shtatë radhazi.

Kjo sfidë nuk nisi aspak mirë për bardhezinjtë, që vuajtën shumë në pjesën e parë dhe e panë veten në disavantazh, pas golit të shënuar nga Verdi me 11-metërsh.

Gjithsesi Allegri bën lëvizjen fituese në pjesën e dytë, pasi hedh në fushë Douglas Costën, që në një formë të shkëlqyer, udhëheq bardhezinjtë drejt përmbysjes.

Fillimisht është De Maio që shënon në portën e tij, ndërsa më pas është Khedira që shënon golin e avantazhit me kokë, pas një daljeje të gabuar të portierit të emilianëve, Mirante. Vetëm pak minuta më vonë, Douglas Costa shpërthen sërish në krah dhe asiston për Dybalën, që shënon edhe golin e 3-të për t’i dhënë 3 pikët Juventusit.

Juventus përkohësisht ka 7 pikë më shumë se sa Napoli që është në vendin e dytë. /IndeksOnline/