11:57 / E Shtunë, 14 Shtator 2019 / indeksADMonline

Juventus dëshiron t’i ofrojë kontratë të re Matuidit

Gjigantët e Serie A, Juventus është i gatshëm t’i ofrojë vazhdimin e kontratës futbollistit të saj Blaise Matuidit.

Francezi ishte përfolur për një largim nga biaconerët këtë verë. PSG, Monaco dhe Manchester United ishin disa klube të përfolura ku mund të transferohej futbollisti.

E për arsyje që Juventusi nuk dëshiron ta humbas futbollistin e saj dëshirojnë të bëjnë një marrëveshje të re me të, e cila mund të ndodhë javët e ardhshme./Indeksonline/.