12:47 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Juventus e gatshme të sakrifikojë yllin e saj për Pogban

Ekipi i Juventusit është duke menduar ta rikthejnë super lojtarin francez Paul Pogba.

Por për ta rikthyer atë, ‘Zonja e Vjetër’ duhet të sakrifikoj njërin nga yjet e ekipit, transmeton Indeksonline.

Sipas ‘TuttoMercatoWeb’, Juventus është e gatshme t’i ofrojë Manchester Unitedit mbrojtësin brazilian Alex Sandro.

Pogba pas raporteve të tensionuara me trajnerin Jose Mourinho, është i pasigurt për të ardhmen e tij.

Në mediat italiani po spekulohet se skautët e Manchester United ishin në Zvicër për të shikuar performancën e Alex Sandros kundër Young Boys./Indeksonline/