18:57 / E Shtunë, 25 Shtator 2021 / OSH

Juventus futet në garë për Damsgaard

Skuadra e Juventus ka shprehur interesim për anësorin e Sampdorias, Mikkel Damsgaard, transmeton Indeksonline.

Zonja e Vjetër është e interesuar për danezin dhe do ta ketë mundësinë ta vëzhdojë për afër pasi të dielen përballen me skuadrën e tij.

Megjithatë, Juventus nuk është skuadra e vetme e interesuar për Damsgaard, pasi që edhe Inter, Milan dhe Tottenham po e shikojnë situatën e tij.