15:17 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Juventus gati të paguajë klauzolën e Strootman

Kevin Strootman ka një klauzolë lirimi prej 45 milion eurosh.

Juventus po mendon për forcimin e mesfushës ku emri i parë i Zonjës së vjetër thuhet se është Emre Can i Liverpoolit që pritet të arrijë si një transferim i lirë, pasi kontrata e tij me Reds skadon në qershor të 2018.

Përveç kësaj, mediumi italian Sky raporton se Juve mund të përpiqet të nënshkruajë përsëri me holandezin Strootman, i cili është kthyer në formë të plotë pas një sërë lëndimet të rënda në gju./IndeksOnline/