23:59 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Juventus ia “vjedhë” Barcelonës njërin nga talentët më premtues

Juventusi e ka zyrtarizuar blerjen e Pablo Moreno Granadas nga akademia e Barcelonës.

Supertalenti 16 vjeçar i ka kushtuar 3 milionë euro kampionit të Italisë.

Moreno ka shënuar më shumë se 200 gola në gjashtë vite karrierë te akademia e Barcelonës.

16 vjeçari ka nënshkruar për tre sezone me Juven. Moreno është krahasuar edhe me Messin pasi që teknika që posedon është e jashtëzakonshme./Indeksonline/