12:06 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Juventusi – Interi, ndryshon dita e derbit?

Derbi Juventusi – Interi mund të ndryshojë ditë.

Dy skuadrat italiane do të takohen të dielën në “Allianz Stadium” dhe Federata italiane ka vendosur që ky derbi të zhvillohet pa tifozë, shkaku i rrezikut nga coronavirusi.

Por sipas “La Stampas”, mund të ketë një hipotezë të re. Mundësia e shtyrjes së lojës për të hënën në mbrëmje, po bën përparim, me dyer të hapura.

Masat e vendosura nga Rajoni i Piedemontit skadojnë të shtunën më 29 shkurt, ndërsa atë të Qeverisë zgjasin deri të dielën, më 1 mars.

Pra, në këtë gjendje, asnjë rregull nuk do të ndalonte që ndeshja të luhet të hënën, me tifozët në stadium.

Derisa të merret një vendim i ri, gjithçka mund të ndodhë.