14:36 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Juventus lëshon pikë në Torino, kreu tani varet nga Interi

Juventusi ka barazuar 2:2 me Sassuolon në kuadër të javës së 14-të në Serie A.

Ishte Bonucci ai që e hapi serinë e golave në minutën e 20-të, për ta vazhduar më pas Boga tre minuta më vonë për të nivelizuar ndeshjen. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Edhe ajo e dyta dhuroi dy gola nga të dy anët, por këtë herë me mysafirët që shënuan të parët.

Ishte Caputo që realizoi në minutën e 47-të, për ta barazuar më pas Ronaldo nga penaltia në atë të 68-tën.

Me këtë pikë Juventus gjendet në vendin e parë me 36 pikë, dy më shumë se Interi i cili e zhvillon ndeshjen më vonë ndaj Spal./Indeksonline/