22:37 / E Shtunë, 19 Tetor 2019 / indeksADMonline

Juventus mposht Bolognan, forcon kreun

Juventus ka arritur fitore jo të lehtë ndaj Bolognas duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1.

Fillimisht, Ronaldo shënoi për t’i kaluar në epërsi biankonerët, megjithatë ndeshja u nivelizua në minutën e 26-të.

Golin e fitores për Juventusin e shënoi Pjanic në minutën e 54-të.

Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” e forcon pozitën e parë me 22 pikë nga 8 ndeshje, 4 më shumë se Interi, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/