22:25 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Juventus mposht Milanin në San Siro

Juventus ka mposhtur Milanin në San Siro me rezultat 0-2 më mdeshjen e xhiros së 12-të ët Serie A.

Zonja e Vjetër kaloi në epërsi në minutën e tetë të ndeshjes me golin e Maroi Mandzukic, shkruan Indeksonline.

Milani humbi rastin për të barazuar rezultatin kur Higuain humbi penalltinë katër minuta para fundit të pjesës së parë.

Nëntë minuta para fundit të ndeshjes, Cristiano Ronaldo shënoi golin e dytë në ndeshje për t’i dhuruar tri pikë të vlefshme Juves.

Në fund të ndeshjes, Higuain u ndëshkua me të kuq ku ka humbur ndeshjen direkte për vendin e katërt kundër Lazios.

Me këtë fitore, Juventus është e para me 34 pikë, gjashtë më shumë se Napoli në vendin e dytë. /IndeksOnline/

 

Temat: