17:20 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Juventus ndanë parat e nevojshme për transferimin e Pogbas

Juventus ka ndarë rreth 120 milionë euro për ta rikthyer Paul Pogban në Torino.

Mesfushori francez ka mbetur ëndërr e Fabio Paraticit andaj gjiganti italian ka filluar t’i ndajë parat që nga tani, deri sa të hapet afati për transferime në janar.

Mirëpo Juventusi do ta ketë konkurentë kryesor Real Madridin, pasi që Pogba është objektivi kryesor i Zidane, dhe po ashtu Pogba po raportohet se është i pakënaqur në Manchester United andaj ky është një shans i mirë për ekipet e interesuara për mesfushorin./Indeksonline/.