19:23 / E Mërkurë, 28 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Juventus në finale të Kupës së Italisë (Video)

Juventusi është kualifikuar në finale të Kupës së Italisë pasi në gjysmëfinale ka eliminuar Atalantan.

Zonja e vjetër ka fituar të dy ndeshjet me rezultat të njëjtë, 1-0.

Golashënues në ndeshjen që u zhvillua sot ishte Miralem Pjanic në minutën e 75-të nga penalltia.

Në finale, Juve do të takohet me fituesin e ndeshjes Lazio-Milan. /IndeksOnline/