12:35 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Juventus në garë për “makinerinë e golave”

Trajneri i Juventusit, Sarri është duke luftuar me një periudhë të vështirë, në të cilën ai duhet të merret me një Inter të shkëlqyer, dhe një tjetër kundërshtar të frikshëm, Lazio në garën e kampionatit.

Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici nuk ndalet dhe tashmë është gati për nënshkrime të reja për Juventusin. Në veçanti, Erling Brant Haaland, sulmuesi i Salzburgut, është ndër qëllimet kryesore për sezonin e ardhshëm për Juventusin. Numrat e tij flasin vetë: 16 gola në kampionat, 8 në Ligën e Kampionëve dhe 4 në Kupën e Austrisë.

Pra, çfarë lloj konkurencës po përballet Juventus për nënshkrimin e tij?

Një makinë golash që ka ndezur radarin e shumë klubeve evropiane. Manchester United ka qenë ndër të parët që është interesuar, por tani jeton në një situatë të paqartë, si dhe Bayern Munich.

Bundesliga gjithashtu krenohet me kërkues të tjerë: Borussia Dortmund është në radhën e parë, me Leipzig tashmë të ketë një marrëveshje me Salzburgun për shkak të marrëdhënieve preferenciale (të dy klubet kanë të njëjtën pronësi)./Indeksonline/