12:00 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Juventus niset drejt Milanos me dy mungesa të rëndësishme

Juventusi ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjen kundër Interit.

Ata do të vuajnë mungesat e Giorgio Chiellini dhe Mattia De Sciglio. Chiellini është lënduar ndaj Napolit ku e kishte lëshuar edhe fushën që në fillim të ndeshjes. De Sciglio is mbetet jashtë fushës që nga ndeshja me Real Madridin.

Por Juventusit i kthehen Bernardeschi pas një lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për lojë.