18:00 / E Martë, 20 Tetor 2020 / C E

Juventus pa Ronaldon dhe De Ligt kundër Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve

Sonte rikthehen emocionet e Ligës së Kampionëve.

Juventusi është mysafir i Dynamo Kievit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të garës më interesante në Evropë, shkruan Indeksonline.

Zonja e Vjetër në këtë sfidë nuk mund të llogaris në Cristiano Ronaldon i cili është i izoluar pasi ka dalë pozitiv me koronavirus.

Gjithashtu do të ketë edhe mungesën e Alex Sandros dhe De Ligt për shkak të lëndimeve.

Këto janë formacionet zyrtare:

Dynamo Kiev: Buschan, Kedziora, Zabarnyi, Mykolenko, Karavaev, Buyalskiy, Sydorchuk, Shaparenko, Tsygankov, Supryaha, De Pena

Juventus: Szczesny, Danilo, Bonucci, Chiellini, Bentancur, Rabiot, Chiesa, Ramsey, Cuadrado, Kulusevski, Morata