18:22 / E Enjte, 18 Korrik 2019 / indeksADMonline

Juventus po mbizotëron në këtë afat kalimtar

Matthijs de Ligt është lojtari i fundit që i është bashkuar Juventusit.

Zonja e vjetër njoftoi nënshkrimin e De Ligt të enjten në mëngjes, duke i dhënë fund thashethëmeve të shumta të krijuara deri tani për të ardhmen e holandezit.

Nënshkrimi i De Ligt është vetëm njëri nga transferimet në një verë shumë të zënë për gjigantët e Serie A.

Klubi po shijon një sukses të jashtëzakonshëm në këtë afat kalimtar.

Ata kanë nënshkruar një nga të rinjtë më të talentuar në botë, De Ligt. Gjithashtu kanë nënshkruar Aaron Ramsey, Adrien Rabiot dhe Gianluigi Buffon dhe nuk kanë paguar asnjë cent për asnjërin prej tyre./Indeksonline/