11:57 / E Diele, 01 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Juventus – Sassuolo, starton Ronaldo

Juventus do ta presë Sassuolon me fillim nga ora 12:30 në kuadër të Serisë A.

Lajm i mirë për tifozët e Juventusit është që Cristiano Ronaldo është rikthyer në formacionin bazë.

Cristiano Ronaldo, i cili u pushua në fitoren e kampionit në fuqi kundër Atalantës javën e kaluar, u rikthye në skuadër dhe do të luajë titullar.

Sassuolo, ndërkohë, po kalon nëpër formë të dobët pasi është vetëm tri pikë larg zonës së rënies nga liga, prandaj i duhen pikët me patjetër.

Ronaldo, pikërisht ndaj Sassuolos kishte shënuar golin e parë në Serie A./Indeksonline/