13:48 / E Diele, 27 Tetor 2019 / indeksADMonline

Juventus, të rejat nga lëndimi i Higuain

Sipas asaj që është raportuar nga  Corriere della Sera , Juventus ka kryer testet mjekësore te sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain, pas një përplasjeje me portierin e Leçes, Gabriel në barazimin 1-1 pasditen e djeshme.

Sidoqoftë, kontrollet janë rikthyer të gjitha pozitive dhe tifozët e Bianconeri mund të marrin frymë lirshëm.

Argjentinasi është duke pasur formë të mirë pas disa aventurave të dështuara në Milan e Chelsea./Indeksonline/