15:27 / E Martë, 05 Qershor 2018 / indeksADMonline

Juventus transferon Perinin

Portieri italian do t’i bashkohet skuadrës së Massimiliano Allegrit.

Mattia Perin është nisur drejt Torinos ku do të kryejë testet mjekësore me Juventusin.

Marrëveshja mes Juves dhe Genoas është arritur dhe pas testeve mjekësore, lojtari pritet të nënshkruajë kontratën më kampionët e Serie A.

Perin së bashku me ëojciech Szczesnyn, do të konkurrojnë për një vend në portën e Juventusit, pas largimit të legjendës Gianluigi Buffon. /IndeksOnline.