22:43 / E Diele, 19 Janar 2020 / indeksADMonline

Juventusi “arratisët” në krye të Serie A

Juventusi ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.

Zonja e vjetër ka mposhtur Parmën me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së 20-të.

Të dy golat për Juven i shënoi Cristiano Ronaldo. Portugezi realizoi në minutë e 43-të dhe në minutën e 58-të.

Golin e vetëm për Parmën e shënoi Cornelius në minutën e 55-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Juve përforcon kreun e Serie A me 51 pikë, katër më shumë se Interi që ka bërë një hap mbrapa sot. /IndeksOnline/